Lidhje

Meta sulmon Prokurorinë, përshëndet vendimin e Gjykatës së Lartë


Meta sulmon Prokurorinë, përshëndet vendimin e Gjykatës së Lartë
Meta sulmon Prokurorinë, përshëndet vendimin e Gjykatës së Lartë

Në Shqipëri ish Zv/kryeministri Ilir Meta, i akuzuar për “korrupsion aktiv”, sulmoi sot ashpër Prokurorinë ndërsa u shpreh i kënaqur me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë e cila ndonëse nuk e pushoi çështjen, siç ishte kërkuar nga zoti Meta, vendosi të konsiderojë të pavlefshme ekspertizën e videos e cila u realizua nga ekspertë amerikanë dhe anglezë. Sipas zoti Meta, Prokuroria ishtë vënë në funksion të zgjedhjeve për pushtetin vendor, kur ajo qëllimisht, sipas tij, kishte përllogaritur që mbyllja e hetimeve të përkonte me 8 majin dhe atij iu komunikua akuza dy ditë përpara. Zoti Meta shtoi më tej së Gjykata mund të kishte vendosur, sipas tij, pushimin e çështjes nëse avokatët e tij nuk do kishin tërhequr javën e shkuar një pjesë të pretendimeve të ngritura ndaj Prokurorisë. Ish zëvendës kryeministri tha se ai do të jetë i pranishëm personalisht në të gjitha seancat e procesit gjyqësor kundër tij.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG