Lidhje

Basha, thirrje banorëve të Tiranës për t'u bashkuar për të ardhmen e qytetit


Basha, thirrje banorëve të Tiranës për t'u bashkuar për të ardhmen e qytetit
Basha, thirrje banorëve të Tiranës për t'u bashkuar për të ardhmen e qytetit

Në Shqipëri fituesi i garës për bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha bëri thirrje mbrëmë të gjithë qyetarëve që të bashkohen për të punuar për të ardhmen e kryeqytetit. Zoti Basha foli përpara disa qindra mbështetsve demokrat të mbledhur përpara selisë së partisë, pasi Kolegji zgjedhor rrëzoi një ankimim të partisë socialiste duke mbyllur kështu kapitullin e gjatë të sfidës elektorale. Një sfidë e cila mbajti të gjallë tensionin e latë politik mes shumicës dhe opozitës së drejtuar nga zoti Rama i cili lë bashkinë pas 11 vjet drejtimi të saj. Zoti Rama sulmoi mbrëmë ashpër vendiin e kolegjit zgjedhor i cili sipas tij shënoi kapitullimin e drejtësisë duke deklaruar se opozita do të nisë një aksion të madh popullor të shpëtuar shqipërinë nga pengmarrësit e saj, tha ai

Ekzaktësisht dy muaj pas ditës së votimit, Tirana u njoh përfundimisht me kryetarin e ardhshëm të bashkisë së saj. Në përfundim të një gare të tejzgjatur dhe të ngarkuar me tension, kandidati demokrat Lulëzim Basha u konfirmua fitues me 93 vota ndaj zotit Rama. Një diferencë e ngushtë e cila u shoqërua me dyshime të shumta të hedhura nga opozita, për shkak edhe kthesave të papritura që mori procesi. Pas përmbylljes së numërimit të votave, zoti Rama rezultoi në avantazh me 10 vota. Një avantazh të cilin do ta mbante vetëm për pak ditë. Komisioni qëndror i zgjedhjeve vendosi pas kërkesës së partisë demokratike të rinumëronte fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara, gjë e cila rëndoi peshoren e votave në anën tjetër, duke i dhënë avantazhin zotit Basha.

Një ndryshim i rregullave ne fund të lojës, sipas socialistëve të cilët i dhanë udhë një procesi ankimimesh, por pa mundur të rikthenin fitoren në kahun e tyre. Diferencat që u vunë re në mbyllje të procesit edhe të runimërimit, mes votave që ishin më të tepërta në numër se sa votuesit, u duk për socialistët si një kal beteje fitues, por që u rrëzua për shkak të procedurave. Si komisioni qëndror i zgjedhjeve, ashtu edhe Kolegji dje u shprehën se kërkesa e tyre për pavlefshmëri ishte bërë jashtë afateve kohore. Për kryetarin socialist Edi Rama vendimi i kolegjit dëshmoi sipas tij se Drejtësia kishte vdekur

"Kolegji Zgjedhor vulosi një grabitje të dhunshme ditën për diell dhe, sy për sy, përpara një populli të tërë, nxori humbësin fitues duke bërë qorrin e shurdhin si në çdo regjim pa drejtësi. Akti i Kolegjit Zgjedhor flet më shumë se çdo fjalë për kapitullimin pa kushte të drejtësisë, nën trysninë e një pushteti kusarësh e matrapazësh që i lejojnë vetes çdo gjë dhe nuk ndëshkohen për asgjë".

Por për kryetarin e ardhshëm të kryeqytetit Lulëzim Basha procesi zgjedhor në Tiranë ishte një proces i lirë dhe i ndershëm

"Është një gëzim i ligjshëm sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, të ndershme, një fitore që është shprehje e vullnetit të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Tiranës".

Zoti Basha iu drejtua të gjithë qytetarëve me angazhimin se do të mbajë premtimet e dhëna dhe ftesën për t’u bashkuar në të mirë të qytetit

"Pavarësisht nëse keni votuar për mua apo jo, është koha të bashkohemi. Unë ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohemi për të punuar për të ardhmen e qytetit tonë, të gjithëve na bashkon interesi për të ardhmen tonë. Nëse luftojmë me njëri tjetrin, ne do të mbetemi në vend, por nëse punojmë së bashku, mundësitë a asaj që do të bëjmë së bashku nuk do të njohin kufi".

Por duket se ky do të jetë një mision i vështirë. Ndonëse tonet e tij ishin të ndryshme nga ato të mëparshmet, të zhveshura nga paralajmërimet për protesta e manifestime, zoti Rama, me një frazeologji të përgjithshme la megjithatë të kuptohej se nuk pajtohet me situatën e krijuar

"Fjalët janë të tepërta, sepse drejtësia në Shqipëri ka vdekur. Ndërsa opozita do të flasë me një aksion të madh popullor për të ringjallur drejtësinë dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj".

Tani mbetet për t’u parë konkretisht se cili do të jetë aksioni opozitës. Nëse do t’i përmbahet deklarimeve më ctensionuese së javës së shkuar në asamblenë e partisë kur foli për një kurs të ri politik dhe pjesmarrje aktive në parlament, apo ekziston rreziku i përsëritjes së skenarit të krizës së gjatë olitike që nisi në 2009.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG