Në Kosovë kanë vazhduar reagimet pas incidentit të djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në zonë. Autoritetet thanë se po vazhdojnë përpjekjet për të ndriçuar rrethanat, autorët dhe motivet e mundshme të këtij incidenti që sipas tyre është i drejtuar në radhë të parë kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.