Një plan modest për luftimin e ngrohjes globale ishte kurorëzimi i konferencës dy javore të Kombeve të Bashkuara mbi klimën që u mbajt në Kankun të Meksikës.
Sot përfaqësues nga më shumë se 190 vende miratuan marrëveshjen e cila përfshin një fond prej miljarda dollarësh për të ndihmuar vendet e varfra.
Presidenti i Meksikës Felipe Kalderon e përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se kishte ndryshuar atmosferën e mëparshme të një paralizimi kolektiv.
Marrëveshja u arrit megjithë kundërshtimin e Bolivisë, e cila tha se objektivat ishin të pamjaftueshme për të ulur ngrohjen globale.
Marrëveshja e arritur në Kankun përfshin edhe masa për mbrojtjen e pyjeve dhe teknologji të pastër.