Lidhje

Raporti i Komisionit Evropian mbi arritjet e Maqedonisë këtë vit, përgjithësisht pozitiv


Raporti i Komisionit Evropian mbi arritjet e Maqedonisë këtë vit, përgjithësisht pozitiv
Raporti i Komisionit Evropian mbi arritjet e Maqedonisë këtë vit, përgjithësisht pozitiv

Raporti i Komisionit Evropian mbi arritjet e Maqedonisë për këtë vit, konsiderohet përgjithësisht si pozitiv por ai përmban mjaft vërejtje. Nga Maqedonia pritet përparim në dialogun politik, në luftën kundër korrupsionit, përshpejtim i reformave në gjyqësor dhe në administratën publike, kërkohet liri më e madhe për mjetet e informimit. Gjithashtu nënvizohet nevoja për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Një tjetër aspekt shqetësues në raport është shkalla e lartë e papunësisë por Edhe mbingarkesa me nëpunës civilë në administratën publike.

Autoritetet qeveritare maqedonase thonë se do t’i përkushtohen zbatimit të reformave në ato fusha ku Komisioni Evropian ka bërë vërejtje.

Nga ana tjetër, theksohet përparim veçanërisht në fushën e institucioneve financiare dhe bankare.

Analistët në Shkup vlerësojnë se pa një progres-raport të mirë nga Brukseli, Maqedonia nuk do të mund të fillojë bisedimet për antarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia mori statusin e vendin kandidat për antarësim në dhjetor të 2005-s.

Përfaqësuesi i posaçëm i Komisionit dhe Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadori Eruan Fuere ia dorëzoi raportin kryeministrit dhe presidentit maqedonas.

XS
SM
MD
LG