Në Kosovë, policia tha se ka arrestuar pesë persona në komunën e Prizrenit, nën dyshimet për planifikim sulmesh me armë. Zyrtarë të policisë thanë se dy pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe tre të komunitetit boshnjak, u arrestuan gjatë nje operacioni bastisjesh ne tetë pika të ndryshme në Prizren.
Një zëdhënës i policisë tha se gjatë këtij operacioni në të cilin ishin përfshirë mbi 100 pjesëtarë të policisë, janë konfiskuar një sasi armësh dhe uniformash ushtarake. Po ashtu janë konfiskuar edhe pesë kompjuterë në të cilët besohet se mund të ketë të dhëna mbi objektivat e mundshme të të arrestuarve.
Policia tha se nuk mund t’i ndërlidhë të dyshuarit me terrorizmin ndërkombëtarë. Nuk janë dhënë hollësi të tjera rreth të dyshuarve, identitetit të tyre dhe as planeve të mundshme. Të gjithë këta, sipas burimeve të policisë, i takonin sektit fetar të njohur si Wahabi.