Lidhje

Parlamenti i Kosovës: Jo futjes së edukatës fetare në shkolla


Parlamenti i Kosovës: Jo futjes së edukatës fetare në shkolla
Parlamenti i Kosovës: Jo futjes së edukatës fetare në shkolla

Parlamenti i Kosovës, votoi sot kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë.

Me shumicë votash, deputetët refuzuan këtë propozim të hedhur nga grupet parlamentare të Kosovës së Re, Partisë së Pavarur Liberale Serbe dhe grupit të deputetëve të partive tjera të pakicave kombëtare.

Votimi u parapri nga një debat i rreptë ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të nismës për përfshirjen ne edukatës fetare në shkollat publike.

Deri sa të parët ngulnin këmbë se edukata fetare në shkollat publike, është në pajtim me standardet evropiane, të dytët thanë se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e cila e përcakton atë si shtet laik dhe të paanshëm në çështje të besimeve fetare.

Kërkesat për futjen e edukatës fetare dhe lejimi i bartjes së shamisë janë rritur në vitet e fundit dhe në mbështetje të tyre janë mbajtur edhe disa protesta në Prishtinë.

Kjo çështje është shndërruar edhe në temë debatesh rreth qëndrueshmërisë së koalicionit qeverisës, meqë një pjesë e deputetëve të Partisë së Drejtësisë që është pjesë e koalicionit Kosova e re e drejtuar nga Behgjet Pacolli, kanë paralajmëruar mundësinë e largimit nga koalicioni në rast se nuk miratohen kërkesat e tyre për futjen e edukatës fetare në shkollat publike.

XS
SM
MD
LG