Lidhje

Murphy: Është cinike të thuhet se SHBA duan falsifikimin e historisë së dikujt


Murphy: Është cinike të thuhet se SHBA duan falsifikimin e historisë së dikujt
Murphy: Është cinike të thuhet se SHBA duan falsifikimin e historisë së dikujt

I ngarkuari më punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Michael Murphy tha sot në Prishtinë se është cinike loja me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ai i bëri këto komente gjatë përurimit të Kishës së Shën Nikollës në Prishtinë, një nga objektet ortodokse të dëmtuara gjatë trazirave të dhunshme të muajit mars të vitit 2004 në Kosovë.

Zoti Murphy shprehu keqardhjen për kritikat që i janë bërë në Serbi marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar ditë më parë ndërmjet sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiç kishte deklaruar se kjo ishte një përpjekje për të falsifikuar historinë serbe në Kosovë. Një qëndrim kritik kishte shprehur edhe ambasadori rus në Beograd Aleakasandar Konuzin.

Zoti Murphy, tha sot se Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar 24 marrëveshje të tilla me vendet anekënd botës, përfshirë edhe Serbinë. Ai tha se “është për keqardhje dhe ndoshta edhe pak cinike që dikush ka zgjedhur të bëjë lojëra politike me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për të sygjeruar që Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë interes në falsifikimin ose vjedhjen e historisë së dikujt. Ne jemi të interesuar që të ruajmë trashëgiminë kulturore të serbëve, shqiptarëve, hebrenjve dhe popujve anekënd botës. Prandaj mendoj se kjo marrëveshje ishte e mirë. Është për keqardhje që dikush zgjedh që të bëjë lojëra politike me të”, tha zoti Murphy, duke nënvizuar se ndjehet krenar me rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur ruajtjen e monumenteve të mëdha ortodokse serbe në Kosovë.

XS
SM
MD
LG