Në Kosovë, sot sërish ka zgjedhje për pushtetin lokal. Kësaj radhe po votohet në fshatin Partesh të komunës së Gjilanit, fshat ky që do të shndërrohet në njerën nga komunat e reja me shumicë serbe në Kosovë, të parashikuara në planin e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari. Zbatimi i planit për decentralizimin e pushtetit, nuk ka filluar ende në veriun e Kosovës me shumicë serbe, skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.