Në Kosovë, partitë opozitare thanë sot se zgjedhjet e parakohshme për pushtetin qendror janë rruga e vetme për përmirësimin e mënyrës së qeverisjes në vend. Komentet e tyre pasuan ndryshimet në kabinetin qeverisës të publikuara mbrëmë nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi, i cili i cilësoi ato si rezultat të angazhimit të përbashkët të partnerëve të koalicionit qeverisës për, siç theksoi ai, forcimin e shtetit të Kosovës, thellimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat euro atlantike.