Lidhje

Klinton-Ashton: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE


Klinton-Ashton: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE
Klinton-Ashton: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Kathrin Ashton, e cila ndodhet në Uashington për takimin grupit të katërshes për Lindjen e Mesme, diskutuan edhe për Kosovën. Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni komentet që dy zyrtaret e larta bënë për Kosovën, gjatë konferencës së përbashkët të shtypit dje në Uashington.

Sekretarja Clinton dhe zyrtarja e lartë e BE-së Ashton theksuan se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, do të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjekjet e tyre për të ndërtuar shoqëri të begata, paqësore dhe demokratike dhe në synimin e tyre për t’u anëtarësuar në institucionet euro-atlantike.

“Marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë një hap pozitiv dhe me përfitime për të dyja palët. Por ky është vetëm fillimi. Tani marrëveshjet duhet të zbatohen dhe ne duhet të shikojmë më shumë përparim, veçanërisht në veriun e Kosovës. Ne presim që të dyja palët të vazhdojnë punën e tyre dhe të arrijnë marrëveshje praktike për të përmirësuar jetën e përditshme të popujve të tyre, të normalizojnë marrëdhëniet dhe t’i afrojnë vendet e tyre me aspiratat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kathrin Ashton komentoi rreth Ballkanit dhe veçanërisht rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo e vuri theksin tek takimi që kishte patur javën e kaluar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin kishte diskutuar mbi synimin e këtij dialogu, për ta bëjë jetën më të mirë për popujt e të dy vendeve, veçanërisht në veriun e Kosovës. Zonja Ashton tha se ndërsa mes këtyre çështjeve përfshihet lëvizja e lirë e banorëve nga njeri vendin në tjetrin, ajo që është më e rëndësishme është shtimi i besimit të ndërsjellë në mënyrë që Kosova dhe Serbia ta hedhin vështrimin nga e ardhmja, e cila për të dy vendet është në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG