Lidhje

Natyralistët bëjnë përpjekje për shpëtimin e specieve të rrezikuara


Natyralistët bëjnë përpjekje për shpëtimin e specieve të rrezikuara
Natyralistët bëjnë përpjekje për shpëtimin e specieve të rrezikuara

Vimë kështu në rubrikën tonë të përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”. Sot do t’ju njohim me punën e Qendrës së Gjelbër të Ballkanit për Shpëtimin dhe Riprodhimin e Faunës; me ekspozitën “The Deep” të Muzeut të Historisë së Natyrës në Londër që hedh dritë mbi jetën në thellësitë e oqeaneve; dhe përpjekjet e një ambjentalisti për shpëtimin e fluturës Monark.

200 kilometra në lindje të Sofjes, Qendra e Gjelbër e Ballkanit për Shpëtimin dhe Riprodhimin e Faunës është organizata joqeveritare më e madhe e Bullgarisë për mbrojtjen e natyrës, me 4000 anëtarë dhe 4 degë rajonale.

Qendra e Gjelbër e Ballkanit u krijua në vitin 1988 nga një grup studentësh dhe shkencëtarësh të Universitetit të Plovdivit, në përgjegje të vendimit të regjimit koumist për spërkatjen e tokave bujqësore në gjithë vendin me qindra mijëra tonë pesticide, fushatë që shkaktoi ngordhjen e miliona zogjve të egër që shtegtonin në Bullgari në stinën e dimrit.

Qendra e Gjelbër e Ballkanit bashkëpunon me partnerët dhe donatorët e saj për të mbrojtur natyrën e Bullgarisë dhe të gjithë Gadishullit të Ballkanit, duke u angazhuar në aktivitete të tilla si restaurimi i kënetave dhe ekosistemeve të specive të rralla dhe në rrezik, miratimi i ligjeve për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin.

Çdo vit në Qendër sillen për t’u mjekuar rreth 600 kafshë të egra, kryesisht zogj, dhe 40 përqind e tyre lëshohen përsëri në natyrë.

****

Oqeanet mbulojnë dy të treat e sipërfaqes së tokës dhe janë streha e një numëri shumë të madh speciesh të ujit. Por vetëm 150 vjet më parë shkencëtarët mendonin se thellësitë e deteve ishin krjetësisht pa jetë.

Muzeu i Historisë së Natyrës në Londër ka hapur ekspozitën “The Deep”, në shqip “Thellësia” që hedh dritë pikëtisht mbi jetën në thellësistë deri në tabanin e detit.

Para se të zbuloheshin rrymat e nënujit, mendohej se jeta e merrte energjinë nga dielli. Por organizmat që jetojnë në thellësitë e oqeaneve, në mjedise pa dirtë dhe ajër e tejet të kripur, e marrin ushqimin drejtpërdrejt nga depozitimet e mineraleve të tokës. Madje ato jetojnë me sulfid hidrogjeni që është tehet toksik për gjithë jetën në tokë. Zbulimi se forma të ndryshme jete mund të ekzistojnë edhe pa oksigjen, resin së tepërmi shanset për forma jete edhe gjetkë në univers.

Ekspozita “The Deep” eksploron një botë të gjallë 11000 metra nën nivelin e detit, një botë që sipas natyralistëve është më pak e eksploruar se sipërfaqja e hënës. Pikërisht ashtu se edhe Toka, oqeanet kanë kanione, vargmale dhe formacione të tjera të ngjashme me ato gjeologjike.

Ekspozita “The Deep” ose “Thellësia” e Muzeut të Historisë së Natyrës në Londër u inaugurua më 28 maj dhe do të qendrojë e hapur deri më 5 shtator.

****

Çdo vit, flutura Monark shtegton nga Amerika e Veriut në fund të verës për të kaluar dimrin në pyjet e Meksikës dhe kthehet përsëri në veri në muajin mars për të shtruar vezët e më pas vdes.

Por tani pesticidet që përdoren në fermat amerikane dhe shpyllëzimi ilegal i strehës dimërore të fluturës Monark po çon në pakësimin e ndjeshëm të popullatës së saj.

Francisko Gutierrez, një ambjentalist i pasionuar ka ndjekur shtegtimin vjetor prej 6500 kilometrash të fluturës në përpjekje për të ndërgjegjësuar publikun për shpëtimin e këtij insekti të bukur. Nga Kuebeku, përmes Kataraktit të Niagarës deri në rajonin jugor të Meksikës, Gutierrez ka fluturuar në të njejtën lartësi me atë të fluturës me avionin e tij shumë të lehtë, që është lyer me bojra që i përngjajnë atyre të fluturës Monark.

Misioni i tij ka qënë shprehje e mesazhit se ne kemi vetëm një planet të përbashkët dhe gjendja e fluturës Monark duhet të na nxisë të kujdesemi për të.

Rubrikën “Prirjet e Gjelbra” mund ta ndiqni edhe në faqen tonë të Internetit zeriamerikes.com si dhe në YouTube/zeriamerikes.

XS
SM
MD
LG