Lidhje

Plagoset një vajzë 3 vjeçare nga një shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës


Plagoset një vajzë 3 vjeçare nga një shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës
Plagoset një vajzë 3 vjeçare nga një shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

Në Kosovë, zyrtarët e policisë thanë se një vajzë 3 vjeçare është plagosur nga një shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës, e banuar me shumicë serbe.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në çatinë e një ndërtese, në të cilën ishte vendosur një antenë e operatorit vendas të telefonisë celulare IPKO.

Policia tha se nuk dihet asgjë për autorët e shpërthimit që sipas saj, ishte pikërisht antena e telefonisë celulare. Zyrtarët e policisë besojnë se shpërthimi është veprim kundër aksionit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës, i cili gjatë fundjavës së kaluar mënjanoi një numër transmetuesish të telefonisë celulare të Serbisë në disa pjesë të vendit, duke nxitur reagimin e autoriteteve serbe, të cilët e kanë cilësuar këtë si një veprim që siç thuhet, nxitë pasiguri dhe frikë.

Ndaj këtij operacioni ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Boris Tadic, i cili e ka cilësuar atë një lloj të ri të provokimit që nuk do t’i ndihmojë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beograd, i cili pritet të fillojë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zyrtarë të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit thonë se mënjanimi i operatorëve të telefonisë celulare nga Serbia është veprim në funksion të vendosjes së rregullit në këtë fushë dhe nuk ka të bëjë asgjë me çështje politike apo etnike.

Statistikat thonë se humbjet vjetore të buxhetit të Kosovës nga operatorët e paligjshëm sillen në rreth 20 milionë euro.

XS
SM
MD
LG