Lidhje

Ramazani në Kosovë fillon me thirrje për solidaritet e tolerancë


Ramazani në Kosovë fillon me thirrje për solidaritet e tolerancë
Ramazani në Kosovë fillon me thirrje për solidaritet e tolerancë

Në Kosovë pjesëtarët e besimit islam filluan ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit me thirrjet për solidaritet e tolerancë mes njerëzve.

Në urimet e udhëheqësve fetarë e politik, nënvizohet rëndësia e këtij muaji të agjërimit. Në urimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës myftiut Naim Tërnava thuhet se synimi i Ramazanit është edhe pastrimi i shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia, dhe të gjitha veprat e liga.

Agjërimi, i ngrit besimtarët në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin, ngjyrën që ka. Ndaj Islami keqtrajtimin e një shpirti të vetëm e konsideron keqtrajtim të njerëzimit, sikur që shpëtimin e një njeriu e konsideron shpëtim të mbarë njerëzimit, thuhet në urimin e zotit Tërnava.

Në urimet e udhëheqësve politikë nënvizohet fakti se Kosovës po hyn në muajin e shenjtë të Ramazanit në një periudhë shumë të rëndësishme politike pas mendimit për pavarësinë e vendit, të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Ata shfaqin shpresën se gjatë këtij muaji dhe në muajt në vijim, 69 vendeve që e kanë njohur deri tash Republikën e Kosovës t’u bashkohen edhe shumë vende të tjera.

Po ashtu, në urime nënvizohet ndihma e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova dhe roit që mund të luajë ajo në në procesin e njohjeve të reja të shtetit të ri dhe anëtarësimit të tij në institucionet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG