Në Kosovë, autoritetet thonë se që nga vitit 2000 janë kthyer rreth 20 mijë pjesëtarë të komunitetit serb të cilet ishin larguar prej andej në fund të luftës. Ata thonë se kushtet e sigurisë mundësojnë kthimin e të zhvendosurve dhe ky proces nuk mund të dëmtohet nga incidentet e izoluara. Të kthyerit ndërkaq, pohojnë se nuk kanë probleme me fqinjët e tyre shqiptarë, por problemet janë të përbashkëta dhe kanë të bëjnë me gjendjen ende të rëndë sociale e ekonomike në vend. Korrespondenti ynë, Besim Abazi, ishte në fshatin Softaj të komunës së Ferizajt ku po zbatohet një nga projektet për kthimin e të zhvendosurve