Lidhje

Parqet kombëtare të Kalifonisë Lugina e Vdekjes dhe Pema Xhashua


Parqet kombëtare të Kalifonisë Lugina e Vdekjes dhe Pema Xhashua
Parqet kombëtare të Kalifonisë Lugina e Vdekjes dhe Pema Xhashua

Në rubrikën e përjavëshme “Parqet Kombëtare të Amerikës” do t’ju sjellim pamje nga parqet kobëtare të Kalifornisë Lugina e Vdekjes dhe Pema Xhashua. Lugina e Vdekjes, pavarësisht nga emeri që vjen për shkak të temperaturave të larta atje, ofron një pejsazh me duna rëre, male me maja të mbuluara gjithnjë me dëborë dhe një kolorit të pasur gjeologjik. Ndërsa parku Pema Xhashua, që e ka marrë emrin nga bima më popullore e tij, është bashkimi i dy shkretëtirave ajo Mohave në veri dhe Kolorado në Jug.

Çdo vit, temperaturat këtu në muajin korrik kapin 50 gradë celsius gjatë ditës dhe bien në 30 gradë celsius gjatë natës. Në 351 ditë të vitit bie aq pak shi sa që vështirë të mbushë një gotë rakie.

Por edhe ai pak shi që bie kullon nëpër të çarat e tokës dhe përfundon në shtratin ujor rreth 100 metra nën nivelin e detit. Këto rajone të përcëlluara nga dielli dhe nxehtësia duket sikur ngadalësojnë rrjedhën e kohës.

Lulet mund të çelin këtu vetëm një herë në 10 vjet. Gurrët shkasin për shekuj me radhë përmes një liqeni hera herës të sheshtë e të shdritshëm. Erërat e thata llustrojnë gurrët me vernikun mijëvjeçar të shkretëtirës. Është një botë e huaj, e braktisur që çuditërisht të imponohet.

Njerëzit që vinë në Luginën e Vdekjes mbeten të mahnitur, ndoshta sepse shkretëtira është e thjeshtë, elementare, ajo të tremb dhe të mahnit pasi kur vjen këtu zhytesh në Luginën e Vdekjes, e megjithatë del prej andej i gjallë.

Po këtu, në shkretëtirat e gjera të Kalifornisë, me kurajo dhe besim, parku kombëtar i Pemës Xhashua të pranon në hapësirat e veta plot qumësht dhe mjaltë. Mormonët ishin ata që përshkuan për herë të parë këtë tokë të pashkelur dhe pema u bë heroi i tyre biblik, prandaj edhe i vunë emrin Pema Xhashua.

Këtu në parkun kombëtar Pema Xhashua takohen dy shkretëtira, Mohavi dhe Kolorado. I parë nga rruga, ky park në shkretëtirë të paraqet vitalitetin e tij. Një ekzaminim më i hollësishëm shpalos varietete mahnitëse bimësh dhe kafshësh që strehohen në këtë hapësirë të rrahur nga erërat, shirat e paparashikueshëm dhe ekstremet klimatike.

Një kulturë e pasur historike, sëbashku me formacionet e shumta gjeologjike, pothuajse e bëjnë edhe më pothuajse surealiste, e bëjnë edhe më interesant këtë pejsazh në shkretëtirë.

Të shtunën e ardhëshme do t’ju sjellim pamje nga parku kombëtar Grand Titon. I ndodhur në veriperëndim të shtetit Uajoming, ky park ka një pejsazh mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë të jashtëzakonëshme. Vargmali Titon ngrihet i thepisur mbi luginat glaciale me liqene të kthjellët dhe Lumin Sneik. Ju rikujtojë se Serinë "Parqet Kombëtare të Amerikës" mund ta shikoni edhe në Internet në adresën zeriamerikes.com si dhe në YouTube.com/zeriamerikes

XS
SM
MD
LG