Lidhje

Kanionlends, pejsazh mbresëlënës formacionesh shkëmbore dhe lumenjsh


Kanionlends, pejsazh mbresëlënës formacionesh shkëmbore dhe lumenjsh
Kanionlends, pejsazh mbresëlënës formacionesh shkëmbore dhe lumenjsh

Parku Canyonlands ose “Toka e kanioneve”, ofron një pejsazh me kolorit të pasur kanionesh, taracash dhe shkrepash në brigjet e Lumit Kolorado dhe lumenjve të tjerë që e ushqejnë atë. Lumenjtë e ndajnë parkun në katër pjesë që njihen si Ishulli Qiellor, Gjilpërat, Labirinthi dhe vetë lumenjtë Kolorado dhe Grin. Megjithëse këto pjesë kanë të njejtën atmosferë primitive të shkretëtirës, secila prej tyre ka karakteristikat e saj të veçanta dhe ofron mundësi të ndryshme eksplorimi.

Kanionlends ose “Toka e kanioneve”, siç mund të përkthet ky emër, është një hapësirë e madhe për argëtime në shkretëtirë. Shëtitjet me biçikletë, ngjitjet malore, fouristradat, shëtitjet me lundra, të gjitha këto i gjen në Kanionlends.

Ky park kombëtar është shumë i madh me një shtritje prej 1365 kiometrash katrore. Parku është i ndarë në katër pjesë që janë emërtuar Ishulli Qiellor, Gjilpërat, Labirinthi dhe Lumenjtë. Rruga për në këtë zonë, më e thella në Shtetet e Bashkura, më e izoluara por njëkëhësisht edhe shumë tërheqëse, është e gjatë dhe e vështirë e gjithë pluhur.

Këtu disa njerëz ngasin biçikletat nëpër shtigjet malore të kanioneve të shumtë mahnitës, një vend i vetmuar dhe sfidues. Labirinthi është më sfidues se sa perëndimi i largët, është pjesa më e largët e Amerikës.

Nga Labirithi, përtej Lumit Kolorado është Distrikti i Gjilpërave, dikur zemra e pjesës jugore të shteti Jutah të banuar kryesisht nga kaubojtë. Gjilpërat janë një formacion masiv shkrepash të thepisur, siluetat e mprehta të të cilëve hyjnë si thika në qiell.

Këta rripa rëre të bardhë janë gjurmët e dunave bregdetare parahistorike, ndërsa shiritat e kuq sedimentet e depozitimeve të përrenjve të vjetër. Distrikti i Gjilpërave është edhe vendi i guvave, strehës së braktisur të kaubojve

Në veri shtrihet Ishulli Qiellor, një mesë me shtrirje 110 kilometra katrore. Pllaja e gjelbër që mund të mos duket e jashtëzakonëshme para se të mbërrish në shtratin e kanionit, të ofron një pejsazh përrallor mahnitës.

Kanion pas kanioni, rruga prej më shumë se 150 kilometrash të çon në zemër të Kanionlends, aty ku gjen dhinë e egër të shkretëtirës. Këto bankina të zhveshura shkëmbore janë gdhendur nga Lumenjtë Kolorado dhe Grin, të cilët takohen pikërisht në zemër të Parkut Kombëtar Kanionlends me një përplasje të fuqishme që ngre shkulme të bardha uji. Në Kenionlends të gjithë lumenjtë ndjekin rrjedhën e tyre të lirë dhe janë të paprekur.

XS
SM
MD
LG