Lidhje

Britani: Abu Hamza fiton të drejtën për të mbajtur pasaportën britanike


Britani: Abu Hamza fiton të drejtën për të mbajtur pasaportën britanike
Britani: Abu Hamza fiton të drejtën për të mbajtur pasaportën britanike

Kleriku radikal mysliman Abu Hamza, i cili kërkohet nga Shtetet e Bashkuara nën akuzat për terrorizëm, fitoi të drejtën për të mbajtur pasaportën e tij britanike pas apelimit të vendimit për t’ia hequr atë.

Hamza vuan një dënim me burg për 7 vjet në Britani për nxitjen e pasuesve të tij për të sulmuar jo-myslimanët. Ai ka luftuar përpjekjet për ta ekstraduar në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza penale.

Një gjykatë në Londër vendosi sot që Hamza të lejohet ta mbajë pasaportën në mënyrë që të ketë një shtetësi, meqenëse Egjipti, vendlindja e tij ia ka hequr shtetësinë.

Autoritetet britanike shprehën zhgënjim por thanë se do të vazhdojnë përpjekjet për ta ekstraduar Hamzën nën jurisdiksionin e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG