Lidhje

Berisha: Shumica në Shqipëri ka bërë të gjitha përpjekjet për kompromis


Berisha: Shumica në Shqipëri ka bërë të gjitha përpjekjet për kompromis
Berisha: Shumica në Shqipëri ka bërë të gjitha përpjekjet për kompromis

Kryeministri Sali Berisha tha sot se shumica e drejtuar prej tij ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për arritjen e një kompromisi të lidhur me pretendimet e opozitës, siç u shpreh ai, për çështjen e hetimit të zgjedhjeve.

Zoti Berisha i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Bruksel, ku ai mori pjesë në një takim për Ballkanin të organizuar nga Partia Popullore Europiane, grupim i së djathtës europiane.

Zoti Berisha theksoi se ka bërë shumë lëshime duke kujtuar se zgjedhjet e qershorit të kaluar, sipas raportit të Osbe-Odihr-it, arritën pjesën më të madhe të stadardeve dhe se në to nuk u regjistruan manipulime.

Kryeministri tha më tej se i kishte propozuar opozitës gjithçka në bazë të ligjit dhe kushtetutës, duke përsëritur se asnjë parti apo qeveri nuk mund të sfidonte gjykatat në Shqipëri. Ai deklaroi se qeveria garanton se të gjithë shqiptarët do të votojnë si në vendet e lira europiane.

Komentet e kryeministrit Berisha vijnë pak ditë pasi nga partia socialiste është deklaruar publikisht tërheqja nga çdo kërkesë që lidhet me fletët e votimit. Një pozicion i cili dje u përshëndet dhe nga zyra e komisionerit për zgjerimin Stefan Fyle. Por kryeministri dje në Tiranë evitoi komentet e drejtpërdrejta, duke u shprehur se më parë kërkon ta shohë këtë ofertë të opozitës.

XS
SM
MD
LG