Lidhje

Shqipëri: Prokuroria urdhëron arrestimin e 6 anëtarëve të Gardës


Shqipëri: Prokuroria urdhëron arrestimin e 6 anëtarëve të Gardës
Shqipëri: Prokuroria urdhëron arrestimin e 6 anëtarëve të Gardës

Në Shqipëri një ditë pas ngjarjeve tronditëse të pasdites së djeshme, ku si pasojë e përplasjeve mes policisë dhe manifestuesve të opozitës mbetën të vrarë tre civile dhe afro 60 të tjerë, qyetarë dhe punonjës policie u plagosën, sot gjendja në rrugët e kryeqytetit është e qetë, ndërkohë që tensioni politik mbetet i lartë.

Prokuroria ndërkohë njoftoi se ka urdhëruar që në orët e para të mengjesit të sotëm arrestimin e 6 anëtarëve të Gardës së Republikës, mes të cilëve edhe drejtues të saj nën akuzën e "vrasjes në rethana të cilësuara të më shumë se një personi, tejkalim kompetencash, dhe shpërdorim të detyrës". Sipas Prokurorisë policia ende nuk i ka bërë arrestimet. Qeveria njoftoi në mbrëmje se ka vendosur të shpërblejë me një rrogë shtesë të gjithë punonjësit e gardës dhe me katër rroga ata që mbetën të plagosur.

Ndërkaq opozita dhe qeveria kanë shkëmbyer akuza të ashpra. Kryeyari socialist tha sot se qeveria "dënoi me vdekje manifestuesit", duke ju referuara edhe pamjeve të transmetuara nga televizioni "News 24" në të cilat dalohen të shtëna nga oborri i godinës së qeverisë. Kryeministri nga ana e tij akuzoi kryetarin socialist si "drejtuesin dhe organizatorin e një përpkeje për grusht shteti, për pushtimin e kryeministrisë", duke shtuar se ajo "ka angazhuar element kriminale e trafikantë të paguar për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve". Kryeministri deklaroi se "kushdo që do të guxojë të prekë instituciont do të marrë përgjigjen e merituar". Ai ftoi qyetarët shqiptarë që të mërkurën t'i bashkohen një manifestimi në Tiranë ër të protestuar kundër dhunës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG