Zyrtarët afganë thanë se një vetëvrasës adoleshent shkaktoi të paktën 9 viktima në një pazar të ngarkuar në provincën Fariab.
Zyrtarët thanë se sulmi i sotëm kishte si objektiv drejtuesin e një këshilli lokal i cili u plagos gjatë shpërthimit së bashku me 30 të tjerë.
Policia tha se adoleshenti po ecte drejt zyrtarit kur aktivizoi bombën.
Presidenti afgan Hamid Karzai e dënoi sulmin. Agjencia franceze e lajmeve e tha se presidenti afgan i quajti ata që bëjnë sulme të tilla në turma njerëzish terroristë të çmendur dhe pa zemër.