Një sulm vetvrasës shkaktoi të paktën 9 viktima dhe plagosi më shumë se 40 të tjerë në Afganistanin jugor.
Autoritetet thanë se objektivi i sulmit ishte një stacion policie në Khost. Të paktën dy policë, një grua dhe një fëmijë ishin mes viktimave.
Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin. Presidenti afgan Hamid Karzai dhe aleanca e Natos e dënuan sulmin.
Po sot zyrtarët thanë se një person me univormën e ushtrisë afgane hapi zjarr mbi ushtarët e Natos në Afganistanin verior duke vrarë një ushtar gjerman dhe duke plagosur 8 të tjerë.