Lidhje

Akademik Ylli Vejsiu uron Zërin e Amerikës


Që shumë vite para instalimit të demokracisë në Shqipëri, Zëri i Amerikës ishte për shqiptarët zëri i së vërtetës dhe zëri i shpresës. Në përmbysjen e komunizmit dhe në instalimin e demokracisë, Zëri i Amerikës ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm dhe të veçantë. Kam parasysh këtu lëvizjen studentore të vitit ’90, themelimin e Partisë Demokratike dhe lindjen, instalimin e pluralizmit demokratik. Zëri i Amerikës luajti një rol shumë të madh për inkurajimin e reformave të mëdha të instaluara, të vendosura gjatë mandatit të parë të qeverisë demokratike.

Zëri i Amerikës edhe sot luan një rol të madh sepse është informuesi më i qartë dhe më i vërtetë për çka ndodh në Shqipëri dhe në trevat e tjera të banuara nga shqiptarët. Unë mbaj mend një hollësi të veçantë për Zërin e Amerikës. Në vitet ’80 mbaj mend që në orën 18:00 të mbrëmjes boshatiseshin rrugët sepse njerëzit futeshin në shtëpitë e tyre për të dëgjuar Zërin e Amerikës, ai ishte zëri i së vërtetës.

Unë i uroj Zërit të Amerikës që të jetë i sukseshëm në misionin e tij historik, sidomos në instalimin e demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Ndiqet dhe dëgjohet me vëmendje sepse është model për të gjitha mediat e tjera, për shkak të paanësisë së saj, të vërtetësisë dhe të objektivitetit të informacionit që jep, kështu që ajo do të mbijetojë në gjithë këtë univers mediatik që është krijuar në Shqipëri dhe do të ndiqet gjithmonë me interes nga shqiptarët kudo ku janë.

XS
SM
MD
LG