Lidhje

Vritet një gazetar suedez në Afganistan


Swedish Journalist Afghanistan
Swedish Journalist Afghanistan
Një gazetar suedez dje u qëllua për vdekje në një sulm në mes të ditës në një rrugë në kryeqytetin afgan.

Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës kundër të huajve në dy muaj në një zonë të pasur dhe të ruajtur mirë të Kabulit.

Pesëdhjetë e një vjeçari Nils Horner, i cili gjithashtu kishte shtetësi britanike, kishte punuar për Radion Suedeze që nga viti 2001 si korrespondent i huaj kryesisht në Azi dhe në Lindjen e Mesme.

Policia tha se është duke hetuar incidentin për të mësuar nëse ky ishte një sulm i kryengritësve që kishte në shënjestër të huajt, apo nëse bëhet fjalë për motiv personal.

Vrasja ndodhi një ditë pasi talibanët u zotuan se "do të përdornin të gjithë forcën e nevojshme'' për të penguar zgjedhjet presidenciale të 5 prillit në Afganistan. Por një zëdhënës i lëvizjes militante islamike mohoi se organizata e tij ishte përgjegjëse për sulmin.
XS
SM
MD
LG