Dy persona të maskuar si policë irakianë hodhën veten në erë gjatë një ceremonie në Ministrinë e Brendshme duke shkaktuar 28 të vrarë.
Zyrtarët thonë se dy personat kishin uniforma dhe leje-kalimi policore që i lejonin të kalonin nëpër pikat e kontrollit në Bagdat.
Në ceremoninë që po zhvillohej aty pranë merte pjesë Ambasadori amerikan Zalmay Khalilzad dhe zyrtarë të lartë irakianë. Asnjë prej tyre nuk u dëmtua.
Përgjegjësinë e mori Al-Kaida në Irak. Në një deklaratë të paverifikuar, grupi thotë se sulmi ishte përgjigje ndaj, siç thotë grupi, abuzimit të të ndaluarve nga Ministria e Brendshme.
Ndërkohë gazeta amerikane Christian Science Monitor shkruan se persona të armatosur në Bagdat rrëmbyuen gazetaren e saj Jill Carroll dhe vranë përkthyesin e saj të shtunën.
Në një zhvillim tjetër, zyrtarët zgjedhorë thonë se po i shtyjnë shpalljen e rezultatit përfundimtar deri pas festës së Kurban Bajramit.