Presidenti Bush tha se është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs nga udhëheqësit evropianë për çështjen e programit bërthamor të Iranit. Ai tha se bota është duke punuar së bashku për t'i dërguar një mesazh të qartë Teheranit, se nuk duhet të ndërtojë armë bërthamore.
Më parë, zonja Rajs tha në Bruksel se një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të Iranit është e mundur në qoftë se evropianët i dërgojnë të njejtin mesazh Teheranit, se Irani mund të përballet me sanksione nga Kombet e Bashkuara. Sekretarja Rajs tha se Uashingtoni po i ndjek me vëmendje bisedimet mes tri vendeve evropiane dhe Iranit për këtë çështje.
Zonja Rajs, e cila po merr pjesë për herë të parë në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s, shprehu kënaqësinë për unitetin që treguan ministrat lidhur me çështje si Iraku dhe Afganistani.