Lidhje

Shkencëtarët amerikanë në kërkim të një gjenerate të re armësh bërthamore - 2005-02-07


Një raport i botuar sot thotë se shkencëtarët amerikanë kanë filluar projektimin e një gjenerate të re armësh bërthamore më të forta, më të sigurta dhe me jetëgjatësi më të madhe.

Në një shkrim në gazetën New York Times vihet në dukje se zyrtarët federalë të përfshirë në projekt besojnë se ai do te mund të pakësojë arsenatin e tanishëm të armëve të vjetëruara bërthamore të Amerikës.

Zyrtarët thonë se mijëra mbushje të raketave bërthamore në arsenalin amerikan, kanë një jetëgjatësi prej 15 vjetësh, dhe u ka kaluar afati. Njoftimi thotë se 9 milionë dollarë janë shpenzuar në përpjekjet për riparimin e tyre. Shkencëtarët po kërkojnë të dhëna sekrete të mbledhura për 50 vjet për të gjetur rrugët për arritjen e këtyre objektivave.

XS
SM
MD
LG