Lidhje

Sekretarja Rajs takohet me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov - 2005-02-06


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, u takua dje në Ankara me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndërkohë që shqetësimet amerikane rreth reformave demokratike në Rusi vazhdojnë.

Sekretarja Rajs dhe zoti Lavrov zhvilluan bisedime në kryeqytetin turk në kuadër të përgatitjeve për një takim të këtij muaji midis Presidentit Bush dhe udhëheqësit rus, Vladimir Putin.

Zonja Rajs tha dje se nuk është i fshehtë fakti se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim rreth disa zhvillimeve në Rusi. Administrata e Presidentit Bush ka kritikuar atë që ajo e cilëson si prirje autoritare të qeverisë së Presidentit Putin.

Para takimit me zotin Lavrov, zonja Rajs zhvilloi bisedime me kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në përpjekje për të zhdukur shqetësimet turke rreth gjendjes kurde në Irak.

Shefja e diplomacisë amerikane niset sot për në Lindjen e Mesme, ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.

XS
SM
MD
LG