Lidhje

Udhëheqësit botërorë përshëndesin zgjedhjet irakiane - 2005-02-03


Udhëheqës nga të gjitha anët e botës po ofrojnë reagimet e tyre ndaj zgjedhjeve të 30 janarit në Irak. Një numër i madh irakianësh mori pjesë në zgjedhjet për një asamble kalimtare kombëtare, duke mospërfillur kërcënimet terroriste. Asambleja do të formojë një qeveri të re dhe do të hartojë kushtetutën e re të vendit.

Duke iu referuar votimit të suksesshëm në Irak, Mbreti Abdullahi i Dytë i Jordanisë tha: “Nëse ne kemi shembuj të mirë procesesh demokratike, qofshin në Irak apo në territoret palestineze, ato do të ishin një ndihmë e madhe për vende si Jordania. Kështu që unë mendoj, tha monarku jordanez, se se ajo që pamë në Irak është një zhvillim që do të shërbejë si shembull i mirë për Lindjen e Mesme.”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vuri në dukje se kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve në Irak ishin shumë të vështira. Në të njëjtën kohë, tha zoti Putin, theksoi se votimi përbën një hap në drejtim të duhur.”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se irakianët që morën pjesë në votim janë të guximshëm. Ata e dinin se po votonin për të ardhmen e vendit të tyre. Ne duhet t’i inkurajojmë dhe t’i mbështesim ata që të marrin në kontroll të ardhmen e tyre”, theksoi zoti Anan.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian, Havier Solana, thotë se hapat e Irakut drejt demokracisë do të rezultojnë në ndihmë më të madhe evropiane, në mënyrë të veçantë ndihmën për hartimin e kushtetutës së re irakiane: Procesi kushtetues duhet të zbatohet në një mënyrë që të gjitha grupet etnike e fetare irakiane duhet të marrin pjesë në hartimin e kushtetutës. Kjo do të ishte garancia më mirë për arritjen e qendrueshmërisë brenda territorit të vendit.”

Presidenti Bush thotë se duke marrë pjesë në votim, miliona irakianë demonstruan kurajon që përbën gjithmonë themelin e vetëqeverisjes”: “Populli i Irakut i foli botës dhe bota po dëgjon zërin e lirisë nga zemra e Lindjes së Mesme.”

XS
SM
MD
LG