Papa Gjon Pali i Dyutë kaloi natën e dytë nën kontroll të ngushtë mjekësor, por zyrtarë të Vatikanit thonë se gjendja e tij e brishtë shëndetësore është e qendrueshmre.
Zëdhënësi kryesor i Vatikanit, Joakin Navarro-Valls, tha dje se Shënjtëria e tij kishte temperaturë dhe do të qendrojë në spitalin Gemelli të Romës për disa ditë.
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha se është i bindur se shenjtëria e tij do të dalë nga spitali brenda dy ose tri ditësh.
Udhëheqësi 84 vjeçar i Kishës Katolike u shtrua në spital të martën në mbrëmje me probleme të frymarrjes si pasojë e gripit. Papa u sëmur të djelën dhe anuloi të gjitha planet e tij të dy ditëve të fundit.
Shenjtëria e tij vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e cila gradualisht ndikon në humbjen e kontrollit të muskujve, përfshi ato të fytit dhe të kraharorit.