Udhëheqësit turq të shqetësuar nga fakti se një forcë politike e re e kurdëve të Irakut mund të çojë në marrjen nën kontroll të provincës së pasur me naftë të Kirkukut, morën garanci nga një zyrtar amerikan se Kirkuku është në duart e të gjithë irakianëve.
Zyrtari i Pentagonit Douglas Feith i tha ministrit të jashtëm turk Abdullah Gul se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ruajnë integritetin territorial të Irakut. Zyrtari i politikës së brendëshme tha se çështja e Kirkukut nuk do të vendoset nga një grup por nga populli irakian në përgjithësi.
Turqia është e shqetësuar se kurdët në Irakun verior mund të përdorin influencën e tyre në rritje për të kërkuar pavarësi dhe kjo mund të frymëzojë separatistët kurd që jetojnë në juglindje të Turqisë.‘
Zoti Gul tha sot se në se shpërthen një kryengritje etnike në Kirkuk, publiku turk do të ushtrojë trysni për një përgjigje nga ana e qeverisë.