Lidhje

OKBja lejon vazhdimin e ndihmave në Banda Aceh - 2005-01-18


Kombet e Bashkuara hoqën urdhëresën që ndalonte për 24 orë udhëtimet e punonjësve të ndihmave për në provincën Aceh të Indonezisë. Zyrtarët e OKB-së thanë sot se në Banda Aceh gjendja është e sigurt dhe se operacionet e ndihmave mund të vazhdojnë.

Kombet e Bashkuara vendosën dje ndalimin e udhëtimeve pasi qeveria daneze paralajmëroi për një sulm të mundshëm ndaj punonjësve të huaj të ndihmave në Aceh, ku separatistët myslimanë vazhdojnë prej dekadash konfliktin me qeverinë.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për shpërthimin e një epidemie të tetanozit në ishullin e Sumatrës në Indonezi. Zyrtarët thonë se kanë vaksina të mjaftueshme, por janë të shqetësuar se njerëzit mund të jenë prekur afro 3 javë më parë, gjatë përpjekjeve për të nxjerrë nga rrënojat trupat e viktimave apo objekte të ndryshme. Numri i të vdekurve nga cunami i 26 dhjetorit ka arritur në 170 mijë, pasi Sri Lanka njoftoi dje se në këtë vend llogariten tani 38 mijë të vdekur.

XS
SM
MD
LG