Lidhje

Mahmud Abaz bën betimin si Presidenti i Autoritetetit Palestinez. - 2005-01-15


Pasuesi i ish-udhëheqësit palestinez Jaser Arafat, Mahmud Abaz, bëri sot betimin si President i Autoritetit palestinez, duke premtuar për paqe me Izraelin, por pa thënë se si mund t’i ndalë sulmet e ekstremistëve ndaj shtetit izraelit.

Në fjalën e rastit që mbajti në ceremoninë e inaugurimit që u zhvillua sot në Ramallah, zoti Abbas theksoi edhe një herë kërkesën e palestinezëve për një shtet tyrin të pavarur, me kryeqytet Jeruzalemin dhe bëri thirrje për unitet në radhët e popullit palestinez për arritjen e këtij synimi.

Zoti Abbas ritheksoi përkushtimin e palestinezëve në zbatimin e planit të paqes të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, duke thënë se izraelitët dhe palestienzët janë të destinuar të jetojnë krah për krah, në paqë. Por ndërsa zoti Abbas bëri thirje t’i jepet fund dhunës, shtatë palestinezë u vranë nga forcat izraelite në Rripin e Gazës.

Por zoti Abbas fillon detyrën e tij si president në mesin e krizës më të fundit me Izraelin, që çoi dje në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me Autoritetin palestinez dhe mbylljen e Rripit të Gazës.

Urdhëri u dha një ditë pasi palestinezë të armatosur hynë me forcë në një pikë izraelite kontrolli në Gazën Qendore, duke vrarë 6 civilë. Zoti Abbas, në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit, bëri thirrje për ndalimin e luftimeve me Izraelin.

Presidenti i ri tha se të dy vendet janë të destinuar të jetojnë krah për krah njëri tjetrit, se duhet të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund dhunës dhe për rifillimin e bisedimeve të paqes.

XS
SM
MD
LG