Lidhje

Sonda Huygens transmeton me sukses të dhënat nga Hëna e Saturnit  - 2005-01-14


Agjencia europiane e hapësirës ESA tha se sonda e hapësirës Huygens transmetoi me sukses të dhënat shkencore nga Hëna e Saturnit, Titan.

Zyrtarët thanë se sonda, e manovruar së bashku nga agjencitë hapësinore amerikane, europiane dhe italiane po vazhdon të transmetojë të dhëna pas zbritjes në sipërfaqen e Hënës sot.

Huygens po studion përbërjen e atmosferës së Titanit dhe ia dërgon informacionin anijes bazë të sondës, Cassini, për transmetim në tokë. Zyrtarët europianë të hapësirës thanë se sonda do të vazhdojë të transmetojë të dhëna gjatë pak orëve të ardhshme. Sinjalit i duhet rreth një orë për të arritur deri në Tokë.

Shkencëtarët besojnë se kushtet në Titan janë të ngjashme me ato të Tokës para se të fillonte jeta, gjë që mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë origjinën e atmosferës tonë.

XS
SM
MD
LG