Lidhje

OKB: Indonezia ka arritur t'i shmangë epidemitë pas cunamit - 2005-01-14


Kombet e Bashkuara njoftojnë se Indonezia ka arritur të shmangë përhapjen e sëmundjeve pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të muajit të kaluar, por ende rreziku i epidemive është i madh.

Ekipe mjeksore kanë njoftuar raste shytash dhe pneumonie në radhët e të mbijetuarve por nuk kanë ndeshur në epidemi në shkallë të gjerë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, u përpoq t’i siguronte njerëzit se peshku që kapet në zonat e prekura nga cunami nuk është i dëmshëm për shëndetin. Agjencia iu kundërvu zërave në zonat e prekura nga cunami, duke theksuar se nuk ka prova që peshku që kapet në zonat ku ka pasur viktima nga cunami është më i rrezikshëm. Agjencia tha se peshku nuk është i dëmshëm nëse pastrohet dhe lahet si duhet.

Mijëra punonjës të agjencive të ndihmave vazhdojnë të ndihmojë banorët që shpëtuan, por nuk duket se përpjekjet për gjetjen e trupave të viktimave dhe identifikimin e tyre po i afrohen fundit. Shefi i Agjencisë së Ndihmave të Kombeve të Bashkuara Jan Egeland tha se do të duhet edhe një javë që zyrtarët të nxjerrin një shifër përfundimtare të numrit të përgjithshëm të viktimave.

Deri tani viktimat llogariten në 160 mijë vetë, por ka njoftime se numri përfundimtar mund të jetë disa dhjetra mijë më i lartë. Megjithatë, zyrtarët thonë se ka të ngjarë që numri i saktë i viktimave të mos mësohet dot kurrë.

XS
SM
MD
LG