Lidhje

Indonezia forcon kontrollin ndaj forcave të huaja ushtarake - 2005-01-12


Indonezia ka forcuar kontrollin mbi forcat e huaja ushtarake dhe punonjësit e ndihmave në provincën Aceh. Zyrtarët indonezianë thanë se trupat e huaja duhet të largohen nga provinca deri në fund të marsit.

Ushtria indoneziane tha se deri atëherë do të vazhdojë të koordinojë shpërndarjen e ndihmave dhe trupat vendore do të shoqërojnë punonjësit humanitarë në zonat rurale të kësaj province, e cila është shkatërruar nga konflikti armatosur.

Punonjësve të huaj të ndihmave dhe gazetarëve në Aceh u është kërkuar të regjistrohen tek autoritetet në se kanë në plan të shkojnë jashtë qyteteve të prekura Banda Aceh apo Meulabo. Zyrtarët thanë se rebelet në provincë përbëjnë një kërcënim.

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në mbarë Azinë jugore ndërsa mijëra trupa të huaja dhe punonjës ndihmash vazhdojnë të kërkojnë për viktima, të pastrojnë rrënojat dhe të mjekojnë të plagosurit.

XS
SM
MD
LG