Fitorja e forcave demokratike në Ukrainë mund të jetë një zhvillim shqetësues për dikratorin bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Ai u zgjodh president nëpërmjet një votimi relativish të drejtë në vitin 1994, por ai mori menjëherë masa për të eliminuar sistemin demokratik që i dha atij fitoren. Presidenti Lukashenko shpërndau në mënyrë të paligjshme parlamentin e zgjedhur, shtoi kompetencat e veta dhe po e sundon Bjellorusë si një republikë ish sovjetike. Si rrjedhim, opozita politike në Bjellorusi është shtypur në mënyrë të pamëshirshme.
Një shembull i mirë është Mihail Mariniçi, i cili hoqi dorë nga pozita qeverita ku ishte emruar për të kërkuar emrimin si kandidat i opozitës për president në zgjedhjet e vitit 2001 kundër Presidentit Lukashenko. Në prill të vitit 2004, ai u arrestua. Pas tetë muajsh në paraburgim, zoti Mariniç u shpall fajtor nga një gjykatë bjelloruse nën akuzat se kishte vjedhur kompjuterë që i ishin dhënë organizatës së tij joqeveritare nga ambasada amerikane.
Gjykata e dënoi zotin Mariniç me 5 vjet burgim. “Ky proces, i tha ai gjykatës, është një përndjekje me motive politike për shkak të punës time si veprimtar në shoqërinë civile, për shkak se kam kërkuar zhvillimin e Bjellorusisë sipas shembullit evropian dhe për shkak se kamë vënë kandidaturën në zgjedhjet presidenciale.”
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, i cilësoi akuzat për vjedhjen e kompjuterave amerikanë si të rreme. “Shtetet e Bashkuara, tha ai, dënojnë këtë shkelje si edhe shkeljet e mëparshme të sistemit gjyqësor nga ana e regjimit të Presidentit Lukashenko për të ndjekur penalisht qytetarët bjellorusë për bindjet e tyre politike. Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë masat që mund të marrin për të mbajtur përgjegjës zyrtarët bjellorusë, të cilët marrin pjesë në shkelje të tila të procedurave demokratike dhe të të drejtave të njeriut.”
Përveç zhdukjes së rivalëve të mundshëm politikë, Presidenti Lukashenko ka përdorur zgjedhje të manipuluara për të forcuar pushtetin e tij. Në vitin 2004, ai mbajti një referendum mbi propozimin për kufizimin e mandateve presidenciale. Megjithë kritikat ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në referendum të më pak se 50 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, e nevojshme në bazë të kushtetutës për përligjjen e rezultateve, regjimi njoftoi se 77 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kishin mbështetur propozimin për heqjen e kufizimit të madateve presidenciale. Kjo e bëri të mundur që Aleksandër Lukashenko të qendrojë në pushtet për një kohë të pacaktuar.
Suksesi i lëvizjes demokratike në Ukrainë ka rëndësi të madhe për popullin bjellorus. Siç tha udhëheqësja e organizatës bjelloruse të të drejtave të njeriutr, Irina Krasovskaja, “ne jemi të vetëdijshëm se Ukraina ka pasur ndikim shumë të madh mbi Bjellorusinë. Zhvillimet në Ukrainë, theksoi ajo, na japin shpresa për fitoren tonë.”