Lidhje

SHBA: Kandidati për Prokuror i Përgjithshëm para Komisionit të Senatit - 2005-01-07


Komisioni juridik i Senatit amerikan filloi të enjten debatin për konfirmimin e kandidatit të Presidentit Bush për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, avokatit të Shtëpisë së Bardhë, Alberto Gonzales. Ndërkohë që duket se kandidatura e tij do të miratohet nga Senati, ku republikanët kanë shumicën, demokratët i adresuan atij kritika të ashpëra dhe të by palët i bënë shumë pyetje lidhur me rolin e tij në formulimin e politikave të administratës Bush lidhur me trajtimin e të burgosurve për terrorizëm.

Alberto Gonzales tha para senatorëve se ai do t’u përmbahet me përpikmëri ligjeve, në qoftë se kalon nga këshilltar i Presidentit në postin e zyrtarit më të lartë të rendit.

“Unë nuk do të përfaqësoj më vetëm Shtëpinë e Bardhë, unë do të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan,"tha zoti Gonzales.

Zoti Gonzales tha gjithashtu se është kundër torturimit të të burgosurve për të nxjerrë informata prej tyre. Ai dënoi keqtrajtimin e disa të burgosurve në burgun Abu Ghraib të Irakut dhe në bazën e marinës amerikane në Gjirin Guantanamo të Kubës.

“Unë jam dhe do të jem thellësisht i angazhuar të siguroj që qeveria e Shteteve të Bashkuara të veprojë në përputhje me të gjitha detyrimet e saj ligjore në luftën kundër terrorit, nëse këto detyrime burojnë nga ligjet e vendit apo ato ndërkombëtare,” tha zoti Gonzales.

Zoti Gonzales u kritikua pa pushim nga demokratët në Senat lidhur me një memorandum të tij në fillim të vitit 2002 për trajtimin e robërve të luftës. Në të thuhej se mbrojtja e robërve të luftës siç parashikohet në Konventën e Gjenevës të vitit 1949 ishte e pavlefshme në kushtet e luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.

Senatori Patrick Leahy, demokrati më me ndikim në komisionin juridik të Senatit, e kritikoi zotin Gonzales për rolin e tij në formulimin e politikave të administratës Bush për trajtimin e të burgosurve, që sipas tij ishin të rënda dhe në nivelin e torturës. Zoti Leahy tha se politikat e administratës çuan në abuzimet në Abu Ghraib dhe kanë dëmtuar reputacionin e vendit.

“Trupat dhe shtetasit amerikanë janë në një rrezik më të madh për shkak të këtyre veprimeve, që kan patur pasoja të rëndëa për ne në të gjithë botën. Fotografitë nga Abu Ghraib e kanë bërë më të vështirë për të formuar dhe ruajtur aleancat e nevojshme për të triumfuar ndaj terroristëve të egër që janë kërcënim për ne,” tha senatori Leahy.

Zoti Gonzales iu shmang përgjigjes së disa pyetjeve lidhur me legjitimitetin e torturës, duke thënë se ato ishin hipotetike, sepse Presidenti Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e ushtrojnë torturën. Por zoti Gonzales i mborjti pikpamjet e tij se Konventa e Gjenevës për trajtimin e robërve nuk është e vlefshme për terrorisët e al-Qaidës.

“Mendoj se vendimi ynë për të mos e zbatuar Konventën e Gjenevës në konfliktin me al-Qaidës ishte i drejtë për disa arsye”. Para së gjithash, do të ishte e pa drejtë ndaj vetë Konventës. Do të vlerësonte dhe shpëprblente aktet keqbërëse. Do ta bënte më të vështirë, për mendimin tim, për trupat tona që të fitoni luftën kur al-Qaidës,” tha zoti Gonzales.

Senatori demokrat, Edward Kennedy, shprehu indinjëtëne tij ndaj Shtëpisë së Bardhë pasi ka refuzuar të dorëzojë më shumë dokumente ndaj rolit të zotit Gonzales për të lejuar hetimin agresiv të të dyshuarve për terrorizëm.

“Disa nga ne këtu kemi idenë se administata, dhe ju jeni peroni kryesor lidhur me kët çështek, nuk keni folur hapur lidhur me çështjet e torturave, që janë kryer jo vetëm në Abu Ghraib, por po ushtrohen edhe sot,” tha senatorit Kennedy.

Por zoti Gonzales pati mbështetje nga kreytari i komisonit të Senatit, republikani, Arlen Specter.

“A e aprovoni ju torturën?”pyeti senatori Specter.

“Absolutisht jo?” u përgjigj zoti Gonzales.

Si republikanët ashtu edhe demokratët e vlerësuan zotin Gonzales për arritet e tij. Bir i një imigranti të varfër, ai ndoqi fakulktetin juridik me prestigj të HArvardit, shërbeu në administaëtn e zotit Bush në Teksas dhe tani në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithë pyetjet e ashpëta drejtuar tij, zoti Gonzales pritet të miratohet nga komisioni dhe nga i gjithë Senati, si Prokurori i parë i Përgjithsëm me prejarshje shispanike në historinë e vendit.

XS
SM
MD
LG