Lidhje

Bush: Irakianët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 janarit - 2005-01-05


Presidenti Bush thotë se shpreson që irakianët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 janarit për asamblenë kombëtare pavarësisht nga besimi fetar apo lidhjet e tyre politike.

“Shumica e njerëzve në Irak, suni apo shiitë, duan të votojnë. Prandaj detyra e tanishme është që të meren sa më shumë masa sigurimi për t’i nxitur irakianët që të shprehin vullnetin e tyre, duke votuar më 30 janar.”

Në një video të kohëve të fundit, udhëheqësi i grupit terrorist al-Kaida, Osama Bin Laden, tha se ata irakianë që kanë ndërmend të votojnë janë të “pabesë.” Presidenti Bush reagoi kështu ndaj thirrjes së Bin Ladenit.

“Siç e dini, Osama Bin Ladeni bëri një deklaratë, në të cilën ai shprehet shumë qartë. Vizioni i tij për botën është që njerëzit nuk marrin pjesë në demokraci. Vizioni i tij për botën është që njerëzit të vrasin njerëz të pafajshëm me qëllim që të ndikojnë në qëndrimin e tyre dhe të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Vizioni i tij për botën është që të mos ekzistojë liria e fjalës, liria e fesë, dhe liria e ndërgjegjes. Dhe ky vizion është në kontrast të thellë me vizionin e shumicës dërmuese të irakianëve dhe të udhëheqësve si kryeministri Alavi dhe presidenti al-Javer, vizioni i të cilëve përfshin lirinë e fjalës dhe lirinë e të drejtës për të votuar.”

Presidenti Bush tha se thirrja e Osama Bin Ladenit drejtuar irakianëve për të mos votuar tregon se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e janarit.

XS
SM
MD
LG