Lidhje

Kryeministri ukrainas Viktor Yanukovych jep dorëheqjen - 2005-01-04


Presidenti ukrainas Leonid Kuchma, të cilit po i përfundon mandati, pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Viktor Yanukovych, pas zgjedhjeve të përsëritura presidenciale.

Njoftimi i sotëm nga zyra e Presidentit Kuchma, u bë pesë ditë pasi zoti Yanukovych, që humbi në zgjedhjet e 26 dhjetorit, deklaroi se do të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Presidenti Kuchma emëroi Mykola Azarov si kryeministër të përkohshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë është në fazën përfundimtare të vërtetimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Llogaritjet thuajse përfundimtare tregojnë udhëheqësin e opozitës Victor Yushchenko me një përparësi prej më shumë se 2 milion votash. Zoti Yanukovych i kundërshton rezultatet. Gjykata e Lartë e Ukrainës mori vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në nëntor për shkak të manipulimeve masive.

XS
SM
MD
LG