Lidhje

Lirohen 260 persona nga burgjet në Irak - 2005-01-01


Autoritetet ushtarake amerikane kanë liruar 260 veta nga burgjet në Irak pasi arritën në përfundimin se të ndaluarit nuk përbënin më kërcënim.

Një zëdhënës i ushtrisë tha sot se personat në fjalë u liruan nga burgu Abu Graib në perëndim të Bagdatit dhe në kampin Bucca në Irakun jugor. Një komision për rishikimin e gjendjes së të burgosurve i përbërë nga 6 zyrtarë irakianë dhe 3 ushtarakë amerikanë dha urdhër për lirimin e tyre.

Zëdhënësi tha se lirimet e fundit e çojnë në 9 mijë numrin e të arrestuarve në Irak, që u liruan gjatë vitit 2004. Ndërkohë, grupi ekstremist i kryesuar nga aleati i Al Kaidës, Abu Musab al-Zarkavi transmetoi një video në internet, ku tregohet ekzekutimi i 5 personave, për të cilët thuhet se janë anëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane. Gjithashtu, persona të armatosur vranë një udhëheqës të këshillit provincial në qytetin e trazuar Bakuba të Irakut verior si dhe vëllanë e tij.

XS
SM
MD
LG