Qeveria dhe kryengritësit sudanezë nëshkruan protokollet e fundit, duke hapër kështu rrugën për një marrëveshje të gjithanshme paqeje për t’i dhënë fund luftës civile 21 vjeçare.
Një nga protokollet që u nënshkruan dje është për një armëpushim të përhershëm, kurse të tjerët mbulojnë hollësitë për zbatimin e marrëveshjes së paqes.
Presidenti sudanez, Omar al-Bashir, homologu i tij afrikanojugor, Thabo Mbeki, dhe nënpresidenti kenian, Mudi Auori, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në qytetin Naivasha të Kenias, ku bisedimet e mëparshme kanë rezultuar në disa marrëveshje të pjesëshme.
Në Uashington, Sekretari i Shtetit Kolin Pauëll, i uroi të dyja palët për arritjen e marrëveshjes. Vëzhguesit thonë se ka të ngjarë që dokumenti përfundimtar të nënshkruhet më 9 janar.