Policia në qytetin Najaf të Irakut tha se të paktën tre civilë u vranë nga shpërthimi i një autobombe sot, më pak se një javë nga sulmi tjetër që la të vrarë 52 persona.
Njoftimet e para janë të paqarta por policia tha se indicenti ndodhi në një autostradë midis qytetit të Naxhafit dhe Karbalës. Me sa duket ai kishte si objektiv një autokolonë ushtarake amerikane. Nuk ka njoftime për viktima amerikane.
Ndërkohë në qytetin e shenjtë të Naxhafit guvernatori tha se policia arrestoi një grup të dyshuar për organizimin e sulmit të së djelës dhe se njoftimi zyrtar do të bëhet javën e ardhshme në Bagdat.
Në Bagdat sot ishte një ditë e tensionuar për komunitetin e krishterë. Një shpërthim i djeshëm i nervozoi edhe më tepër besimtarët krishterët dhe shumë prej tyre nuk dolën për shërbesat e krishlindjeve sot në mëngjes.