Lidhje

Kompania Rosneft merr nën kontroll Jukos - 2004-12-23


Kompania shtetërore ruse e naftës Rosneft mori nën kontroll grupin e investimit që bleu filialin e krysor të gjigantit të naftës Jukos. Një kompani më parë e panjohur, Baikal Finance Group, bleu të dielën në ankand për më shumë se 9 miliard dollarë filialin e Jukosit që merret me prodhimin e naftës. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se grupi përbëhej nga njerëz me përvojë të industrisë energjetike. Por, shumë vëzhgues rusë thonë se grupi ishte i lidhur me komapani shtetërore dhe se Kremlini po përpiqet ta shtojë kontrollon mbi industrinë e naftës. Kremlini detyroi shitjen e filialit të Jukosit, duke thonë se kompania i kishte borxh shtetit miliarda dollarë në formën e taksave të prapambetura. Kritikët thonë se ankandi u organizua si hakmarrje ndaj përkrahjes që ish shefi i firmës Jukos, Mikhail Khodorkovsky, u jepte kundërshtarëve të Presidentit Putin.

XS
SM
MD
LG