Lidhje

Kapitalizmi amerikan - 2004-12-22


Pjesa më e madhe e njerëzve në mbarë botën e konsideruan rënien e Bashkimit Sovjetik, fuqisë më të madhe komuniste të botës, si triumf të kapitalizmit të stilit amerikan, të bazuar tek iniciativa e lirë, tregëtia e lirë, liria demokratike, prona private dhe stimulimi i individit. Por gjatë 15 vjetëve që nga koha e rënies së Murit të Berlinit, një pjesë e amerikanëve kanë qenë dëshmitarë të rënies ekonomike, ndërsa të tjerë kanë patur mjaft sukses, duke u fuqizuar ekonomikisht. Korrepondentja e Zërit të Amerikës, Zllatica Hoke i hedh një vështrim kapitalizmit amerikan:

Në vitin 1995, Kompania Walt Disney punësoi Michael Ovitz si president dhe pasuesin e mundshëm të Michael Eisner, në atë kohë drejtor dhe shef ekzekutiv i kompanisë. Por pak më tepër se një vit më vonë, në fundi të 1996, bordi i kompanisë vendosi që zoti Ovitz nuk ishte i përshtashëm për këtë post.

Gjatë qëndrimit të tij për një kohë të shkurtër me konglometarin global të medias, Ovitz akuzohet se ka shpërdoruar paratë e kompanisë, nuk arriti të ketë marrëdhënie të mira kolegët e tij dhe nuk dha asnjë kontribut në biznes.

Një punonjës i zakonshëm mund të pushohet për një punë të tillë të pakënaqshme, por zoti Ovitz, mik i ngushtë i drejtorit të kompanisë, nuk u pushua. Ai ra dakord të jepte dorëheqjen në shkëmbim të një shpërblimi prej 140 milionë dollarësh, shifra e plotë e vlerës së kontratës së tij.

Nomi Prins, ish-bankier dhe autor i librit ”Other people’s money: the Corporate Mugging of America”, ”Paratë e njerëzve të tjerë: plaçkitja e Amerikës nga korporatat”, jep arsyen përse drejtuesve të korporatave u jepen kompensime kaq të mëdha.

“Në rreth 80 për qind të 500 kompanive kryesore drejtuesit egzekutivë, Presidenti dhe kryetari i bordit, janë i njëjti person. Pra, në se një shef largohet nga një firmë, ata në fakt kanë punësuar, shumicën e anëtarëve të bordit, të cilën në shumicën e rasteve, janë miqtë e tyre”.

Në këtë mënyrë, një shef ekzekutiv i shkallës së lartë mund të fitojë 400 herë më tepër se se një punonjës i zakonshëm. Megjithatë, në se kompania ka probleme dhe duhet të mbyllet, apo të shkrihet me një kompani tjetër, çmimin e paguajnë punojnësit e zakonshëm, thotë Nomi Prins.

“Kur një kompani ekspozohet publikisht se ka bërë mashtrime, apo çdo herë që kompanitë e mëdha shkrihen me njëra-tjetërn, pasoja është humbja e vendeve të punës dhe fitimeve si dhe e planeve të pensionit për punonjësit”.

Nomi Prins thotë se disa nga drejtuesit e kompanive të fuqishme, në të njëjtën mënyrë, fitojnë ndikim nëpërmjet mbështetje së politikanëve, të cilët si shpërblim, nga ana e e tyre mund të miratojnë ligje, nga të cilat përfitojnë më tepër korporatat se sa punonjësit.

James Galbraith, profesor dhe specialist për marrëdhëniet midis qeverisë dhe biznesit në Universitetin e Teksasit është i të njëjtit mendim, se hendeku i madh mes shpërndarjes së kapitalit i jep më tepër pushtet një numri të vogël njerëzish. Por, shton ai, Shtetet e Bashkuara kanë ligje dhe institucione për të parandaluar rastet e abuzimtit me pushtetin. Profesor Galbraith thotë se abuzimi me pushtetin ekonomik gjatë dy dekadave të fundit, ndodhi për shkak të mungesës së transperencës.

“Ajo që bëhet në interesin e korporatave, bëhet larg syrit të publikut amerikan. Ato që bëhen në fushën ligjore dhe atë të mjedisit, shpesh përfundojnë në faqet e brendshme të gazetave, në se futen edhe aty. Pra, nuk ekziston një lloj diskutimi publik për pëolirtikat që gjithnjë e më shumë po dominojnë në këtë fushë.”

Por punonjësit amerikanë nuk bëjnë sehir, por ata luftojnë kundër padrejtësive. Aksionerët e Kompanisë Walt Disney e hoqën Michael Eisner nga posti i Drejtorit dhe kanë hapur proces gjyqësor ndaj bordit të drejtorëve për t’ia rikthyer kompanisë paketën prej 140 milionë dollarëve që ju dha Michael Ovitz. Gar Alperovitz, profesor i ekonomisë politike në Univeristetion e Marylandit dhe autor i librit ”America beyond capitalism”, “Amerika Përtej Kapitalizmit”, thekson se megjithëse fuqia e korporatave është shtuar gjatë dekadave të fundit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me fuqinë e punonjësve amerikanë.

Por shumica e specialistëve janë të mendimit se parimi që drejton ”Ëndrrën Amerikane”, është kërkimi i vazhdueshëm i lumturisë dhe jo i barazisë ekonomike. Kapitalizmi demokratik e ka bërë Amerikën vendin më të begatë ekonomik të botës. Por që nga kapitalizmi amerikan të vazhdojnë të përfitojnë të gjithë amerikanët, thonë analistët, drejtuesit aktualë të korporatave duhet të rinovojnë rrënjët demokratike nëpërmjet të shtimit të të drejtave të akionerëve, si dhe duke e ndarë pronësinë nga menaxhimi i kompanisë.

XS
SM
MD
LG