Revista amerikane "Time" emëroi presidentin Bush si “Njeriun e Vitit.” Redaktorët e revistës zgjedhin çdo vit një njeri që ata besojnë se ka patur ndikimin më të madh gjatë vitit të mëparshëm - qoftë për të mirë, apo për të keq.
Presidenti Bush u zgjodh për të dytën herë "Njeriu i Vitit" nga revista "Time", pasi fitoi përsëri zgjedhjet dhe riformoi regullat e politikës për t'ia përshtatur stilit të tij udhëheqës.
Redaktorët e revistët thanë se e zgjodhën zotin Bush për mprehjen e debatit deri në maksimum, për riformulimin e realitetit për t’ia përshtatur skemës së tij, për vënien në rrezik të fatin e tij personal dhe të njerëzve të tjerë, duke e mbështetur atë në besimin e tij dhe në forcën e udhëheqjes.
“Zgjodhëm presidentin Bush si Njeriun e Vitit pasi ai morri përsipër shumë rreziqe gjatë fushatës presidenciale dhe doli fitimtar. Ai e zhvilloi fushatën pa fjalë të ëmbla për votuesit e pavendosur siç kanë bërë shumë presidentë të tjerë. Ai nuk pyeste sesa armiq po bënte, në fakt ai krenohet me kritikët e tij dhe e maste përparimin me armiqtë që bënte”.
Botimi special i Revistës Time për Njeriun e Vitit 2004 e cila doli dje në qarkullim përfshin një intervistë me presidentin Bush në zyrën ovale si dhe një tjetër me të atin e tij, ish presidentin George Bush dhe një profil të këshilltarit politit të presidentit Karl Rove.
Në intervistë presidenti ia atribuon fitoren e tij ndaj kandidatit demokrat John Kerry politikës së tij të jashtme dhe luftrave që filloi në Afganistan dhe Irak.
Në rrugët e Washingtonit reagimet për njoftimin ishin të ndryshme, por shumica e njerëzve pranojnë edhe pse nuk janë dakort me politikat e presidentit Bush, se ai pati një ndikim të madh në ngjarjet e vitit të kaluar në mbarë botën.
“Pa dyshim që ai ushtroi një ndikim të madh gjatë vitit. Unë dua t’i lë mënjançë ndjenjat e mia personale në se jam dakort me të apo jo, por ai ishte një prej figurave më të rëndësishme përsa u përket zhvillimit të ngjarjeve vitin e kaluar.”
“Ishte një zgjedhje e mirë. Pavarësisht në se je apo jo dakort me të, ishte zgjedhja e duhur. Bota ka ndryshuar pas 11 shtatorit dhe ketu ka patur ndikim vendimi i tij për luftën. Po ashtu ekonima ka ndryshuar, sidomos në Evropë. Për mua PO ai është njeriu i vitit.”
Presidenti Bush bashkohet me gjashtë presidentë të tjerë amerikanë që kanë fituar dy herë çmimin e revistës: Harry Truman, Dwight Eisenhower, Lindon Johnson, Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton. Franklin Roosevelt mban rekord me tre nderime nga revista. Revista jep çmimin për njeriun që ka patur ndikimin më të madh gjatë vitit, për mirë apo për keq.
Kjo është hera e parë që një individ fiton çmimin që nga viti 2001 kur Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Rudy Giuliani, u nderua për përgjigjen ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Ushtari amerikan u nderua vitin e kaluar.