Forcat izraelite u tërhoqën nga një kamp refugjatësh në pjesën jugore të Rripit të Gazës, një ditë pasi kryen disa sulme kundër ekstremistëve të dyshuar se kishin qëlluar me mortaja vendbanime hebraike.
Sipas dëshmitarëve, dy palestinezë u vranë dje nga trupat izraelite në kampin Khan Junis para tërheqjes.
Të paktën 8 palestinezë u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën të premtën, kur Izraeli ndërmori një sulm ajror në përgjigje të sulmeve të kohëve të fundit me mortaja kundër vendbanimeve hebraike.
Forcat izraelite kryen një sulm me raketa edhe kundër një ndërtese në Qytetin Gaza, ku thuhej se ekstremistët po prodhonin armë.
Sulmet u kryen ndërkohë që Partia Likud e Kryeministrit Sharon tha se kishte rënë dakord për krijimin e një koalicioni qeveritar me Partinë Laburiste të opozitës, hap ky që mund të çojë në sigurimin e mbështetjes për planin e zotit Sharon për t’u tërhequr nga Rripi i Gazës.