Lidhje

Turqi: Reagime ndaj vendimit për të filluar bisedimet me BE-në - 2004-12-18


Rreth 4 mijë njerëz dolën sot në kryeqytetin turk Ankara për t’i uruar mirseardhjen kryeministrit Rexhep Tajip Erdohan që kthehej nga bisedimet e suksesshme me Bashkimin Evropian.

Temperaturat e ulta nuk i dekurajuan turmat e gëzuara, shumë prej të cilëve mbanin në duar flamuj të Bashkimit Evropian. Njerëzit hidhnin fishekzjarre dhe letra me ngjyra në shenjë gëzimi për vendimin e djeshëm të organizatës evropiane, i cila deklaroi se do të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, tetorin e ardhshëm.

Kryeminstri Erdohan u tha të pranishmëve se Turqia bëri një kthesë kritike dhe se duhet të punojë shumë për të siguruar hyrjen në Bashkim.

Bashkimi Evropian ka vendosur kushte të forta para se të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, bisedime të cilat mund të zgjasin disa vite.

XS
SM
MD
LG