Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Klimën thotë se viti 2004 radhitet i katërti në histori përsa i përket temperaturës së lartë mesatare dhe paralajmëroi se ngrohja globale do të vazhdojë me kushte ekstreme atmosferike si uraganët dhe thatësirat.
Organizata Botërore e Metereologëve i bëri këto komente në një raport që u publikua të mërkurën në Buenes Aires të Argjentinës gjatë një konference të OKB-së mbi klimën. Në raport thuhet gjithashtu se 10 vjetët më të ngrohtë që nga fillimi i mbajtjes së statistikave nga mesi i viteve 1800, kanë ndodhur që nga viti 1990.
Ky paralajmërim u bë ndërkohë që ministrat e mjedisit nga 80 vende u vazhduan ditën e fundit të konferencës. Ata po kërkojnë për mënyra të pakësimit të gazrave që shkaktojnë për ngrohjen globale.
Konferenca u zhvillua dy muaj para se të hyjë në fuqi Protokolli Kioto, që parashikon pakësimin e çlirimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Shtetet e Bashkuara nuk marrin pjesë në këtë protokoll duke thënë se objektivat e tij për pakësimin e çlirimit të këtyre gazrave do të dëmtonin ekonominë. //az//