Lidhje

Siria akuzon Izraelin për shpërthimin e një makinë bombë në Damask - 2004-12-13


Një zyrtar i lartë sirian thotë se Izraeli është përgjegjës për një shpërthim me makinë bombë sot në Damask, që shkaktoi plagosjen e tre personave.

Ministri i Brendshëm Ghazi Kanaan tha se zbulimi izraelit, ose një grup i lidhur me të, kishte pasur si objektiv automjetin e një shtetasi palestinez. Ministri tha se personi dhe një i afërm i tij nuk pësuan gjë, sepse kishin dalë nga makina pak para shpërthimit.

Zyrtarët sirianë e cilësuan sulmin e sotëm një veprim sabotues. Policia e largoi menjëherë automjetin e dëmtuar nga vendi i ngjarjes. Në shtator, një anëtar i lartë i Hamasit u vra kur një bombë hodhi në erë makinën e tij, po në Damask. Siria fajësoi Izraelin për sulmin. //bsa//

XS
SM
MD
LG